FermaVIPShowBizzz

“Ferma VIP”, Gloria zbulon tatuazhin e njëjtë me personin e afërt: Unë kam Patrick dhe ai Spongebob!

Gloria në një bisedë me fermerët ka treguar tatuazhet dhe kuptimet e tyre.

Ajo shprehet se ka të njëjtë me një person shumë të afërt që e konsideron si vëlla. Gloria tregon se ka Patrick dhe personi tjetër Spongebob.

“Ky tatuazhi është më i bukuri. Për këtë kam marrë më shumë komplimenta. Unë kam Patrick dhe dikush tjetër Spongebob. E kam me dikë që e kam si vëlla të vogël. Këtë tatuazhin e kam bërë kështu, shkova për të rregulluar këtë të krahut dhe lidhëm një bast, jo ti se bën jo e bën këtë tatuazhin tjetër. I thash nëse ti bën Spongebob dhe unë Patrick. Në rregull tha edhe e bëm. Është mosha e vëllait tim, e kam vërtet si vëlla”, tregoi Gloria. /vizionplus.tv