Fermerët kanë ndarë mbremjen e sotme detaje nga marrëdhënia e tyre me shoqërinë.
Aktori Florian Agalliu u shpreh se ka një lidhje shumë të ngushtë me shoqërinë e tij, sa i besojnë dhe jetën njeri-tjetrit.
Gjithashtu artisti Robert Aliaj ka treguar se vajza e tij, Gala shqetësohet për miqësitë e fermerit, sepse ata shpesh takohen dhe familjarisht.
Pjesë nga biseda:
Flori: Unë me çunat e motorave takohem gjithmonë tre herë në ditë, pim kafen e mëngjesit, drekë dhe në darkë pimë nga një birrë. Mund të jenë takime të shkurtëra, mund të jetë nga 30 minuta deri 1 orë, por takohemi
Roberti: Kjuo është rutina jote, por problemi është këtu se sa i sheh ti ata familjarisht të kalosh kohë të bukur
Flori: Familjarisht më pak, veç kur organizohemi
Roberti: Unë po flas për shokë të vërtetë
Flori: Po flas për shokë që i besojmë jetën njeri-tjetrit. Në kthesë, kur nuk ke fushë-pamje, kalon ai para teje dhe thotë futu se nuk ke makinë
Roberti: Po, kjo është një marrëdhënie që keni krijuar që ka të bëjë dhe me profesionin dhe keni krijuar këtë besim, por tjetër gjë kur fëmijët e tu luajnë me fëmijët e shokëve të tu. Gala shqetësohet për shokët e mi, sepse kaq shumë e ndjenë dashurinë që kemi për njeri-tjetrin
Renisi: Unë kam shumë pak shok që kemi hyrje-dalje. /vizionplus.tv