FermaVIPShowBizzz

Fermerët nisin punët në stalla, Baby G “bëhet eksperte” në mjelien e lopës, kush u kujdes sot për kecat

Edhe këtë pasdite, ashtu si çdo ditë, fermerët kanë vijuar me punët në stallë.

Kujdesi ndaj kafshëve, ushqyerja e tyre dhe pastrimi i vendit ku rinë, janë një nga detyrat kryesore në “Ferma VIP”.

Elsa dhe Çiljeta i janë dedikuar kujdesit të kecave, ndërsa Valeri është marrë me pastrimin e stallës, teksa “këshillon” edhe Baby G se si mjelë lopën. Duke marrë këshilla prej disa kohësh, tashmë duket sikur këngëtarja është bërë një “eksperte” në këtë punë.

Të angazhuar janë edhe fermerët e tjerë, të cilët janë kujdesur për pulat, gomarin dhe të gjitha kafshët në fermë./vizionplus.tv