Punët e shtëpisë vijojnë të nxisin debate mes fermerëve në “Ferma VIP”.
Gloria dhe Ditea, në një diskutim me Florin si kryefermer kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke thënë se do fillojnë të heqin dorë nga larja e enëve, banjos apo rrobave.
Gloria ishte e mendimit që punët e përbashkëta si pastrimi i shtëpisë të bëhet me rradhe, ndërsa pjatat e gotat të laj secili atë që përdor.
Edhe Ditea ka qenë e të njëjtit mendim, duke shprehur lodhje dhe irritim që një pjesë bëjnë punë dhe një pjesë jo./vizionplus.tv