Fermeret ditën e dielë u sfiduan nga Agai. Ata duhet të gjenin saktë sa ishte ora në atë moment.
Gloria si kryefermere me komunikim nga Agai ka izoluar gjithë pajisijet shtëpiake ku mund të llogarisnin orën. Por, një fermerë ka thyer rregullat duke hapur pultin.
“Fermerë duhet të gjejnë se kush e ka hapur pultin, ndryshe do të dënoheni të gjithë”, komunikoi Fjoralba Ponari.
Fermerët u shprehën se ishte Elsa, fermerja që ka bërë me hile, por nuk rezultoi e vërtetë. Kujtojmë se Elsa është me mision nga Agai në fermë për të prishur rehatinë e pjesës tjetër të fermerëve.
“Buxheti në ditët në vijim do të jetë i reduktuar në 50% “, ishte dënimi që u komunikoi moderatorja Fjoralba Ponari.
“Fermerja që i është afruar më shumë gjetjes së orës është Baby G, pasuar Renisi, por kjo sfidë nuk ka shpërblim për shkak të rregullores”, shtoi Fjoralba Ponari./vizionplus.tv