ShowBizzz

Fero i tha ‘Shihemi në gjyq’, Arbenita i jep mesazhin e fortë

Arbenita e ka denoncuar bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike. Fero nga ana tjetër ndodhet i lënë në paraburgim për 30 ditë dhe përmes një postimi në rrjete sociale tha fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.

Sot Arbenita ka postuar një foto me avokatin dhe i ka dhënë një mesazh Feros duke treguar se ka nisur procedurat ligjore.

“Me avokatin tim do t’i inicojmë të gjitha procedurat e para ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, shkruan modelja.

Fero i tha 'Shihemi në gjyq', Arbenita i jep mesazhin e

Nga ana tjetër avokati i Feros në një prononcim për Prive, mohon që ai të ketë përdorur dhunë. 

“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”, tha avokati.