ShowBizzz

Fero lë muzikën: “Do t’i përkushtohem fesë islame”

Reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur si Fero ka njoftuar se përfundimisht do të largohet nga muzika.

Ky vendim i tij ka ardhur pasi ai tha se do ti përkushtohet fesë islame e që sipas tij, muzika është e ndaluar në islam.

Madje Fero ka kërkuar falje publike për çdo tekst të shkruar e këngë të kënduar.

Përshëndetje miq,  deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall”, tha ai.

Teksa ka pasur edhe një mesazh për gjithë adhuruesit që i dëgjojnë këngët  e tij.

“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij. Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”, ka shkruar tutje Fero.