Disa ditë parë Arbenita denoncoi bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike, i cili përfundoi në pranga. Modelja tani ka nisur procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as postimet në Instagram duke iu drejtuar çështjes së tyre.
“Imagjino të lëndosh vajzën që Zoti ta dërgoi që të shëroheshe. Kënaqu me humbjen!”, shkruan Arbenita, mesazh i drejtpërdrejtë ky për Feron.
Prive ka siguruar raportin e Prokurorisë, ku tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.
“…Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.
Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo në një prononcim për Prive, mohon që ai të ketë përdorur dhunë.
“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”- tha avokati.