ShowBizzz

“Ferrari”, bashkëpunimi më i ri i Bardhit dhe Melinda Ademit

Një tjetër këngë e re është publikuar gjatë ditës së sotme (e premte).

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Bardhit dhe Melindës, projekti i të cilëve mban titullin “Ferrari”.

Dyshja, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku, xhiruan klipin në Itali.

TS Poll - Loading poll ...

Melinda edhe këtë herë ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive dhe mjaft tërheqëse në video.

Producimi është bërë në studion e SBS Entertainment nga producenti Çelik Lipa.

Sa i përket klipit, edhe këtë herë është përkujdesur produksioni Sekuencë.

Ky duet i tyre mezi është pritur nga fansat dhe që në fillim ka shpërthyer me klikime.