ShowBizzz

Festoi 27-vjetorin e lindjes, Antonela tregon nëse partneri i saj ishte i pranishëm: “Kemi pasur ulje-ngritje”

Ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha ka festuar së fundmi 27-vjetorin e lindjes ku ka treguar nëse partneri ka marrë pjesë në festën e saj.

Berisha për ‘Ftesë në 5’ tha se partneri i saj nuk ka qenë i pranishëm në festën e ditëlindjes dhe tregoi se lidhja e tyre ka kaluar dhe ulje-ngritje si çdo raport tjetër.

E lidhur jam, me ulje ngritje si të gjithë. Të gjithë ndahen e rilidhen prapë, por me të njëjtin person. Nuk ishte në festën e ditëlindjes”, tha ajo.

Kujtojmë se Antonela ka pranuar prej kohësh tashmë se është në një lidhje, ama ka preferuar që gjithçka t’a mbajë larg vëmendjes së publikut duke përfshirë edhe identitetin e partnerit të saj.