Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Sot ajo ka bërë një bisedë viruale me ndjekësit ku këta të fundit janë bërë kuriozë për dhuratën e Efit, duke qenë se dyshja janë mikesha të ngushta.
Mikela ka publikuar një bisedë në Instastory ku tregon se Efi e ka pyetur për dhuratën në mënyrë që t’i blinte ndonjë gjë që ajo do e pëlqente.
Nga ana tjetër shihet se Mikela i ka kërkuar më mirë para duke shkruar me humor “M’i jep lekë mi motër se jam gropë”.