Konkurrentja e “Dancing ëith the Stars”, Filloreta Raçi, ka qenë së fundmi e ftuar në “Fun Club”.
Artistja nga Ferizaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të Xhuli Nurës, e cila u eliminua pak ditë më parë nga “DWTS”.
Këngëtarja tha se komentet e saj e kishin shqetësuar dhe se për një kohë të gjatë ka folur për të.
“Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha ajo në një nga intervistat që kishte shkuar, më shqetësoi shumë. Nuk është diçka e hijshme për t’u parë dhe dëgjuar. Nuk më pëlqeu reagimi i saj”, tha Fifi.
“Pas tre muajsh u mbush kupa”, shprehet ajo.
E njëjta reagoi në një shkrim të gjatë në InstaStory, deklaratë për të cilën tha se nuk e dinte nëse ka bërë mirë që ka reaguar apo jo.
“Nuk e di a kam bërë mirë apo keq po ashtu e ndjeva në ato momente. E kam menduar mirë para se t’i shkruaj, ka pasur edhe gjëra të tjera që duheshin shkuar por nuk e kam bërë”
Fifi mes tjerash theksoi: “Tërë kohën ka fol Fifi, Fifi, Fifi… në një emision thua Fifi do shkojë në finale, në një tjetër Fifit do ia japë Top Channel, për shkak të historikut…”.