ShowBizzz

Fifi shpjegon kuptimin e emrit të djalit të saj Theo Mal, prapa paska një histori prekëse

Këngëtarja Fifi po vazhdon të shijojë kohën e saj të pushimit pasi pak javë më parë u bë nënë e një djali, të cilin e quajti Theo Mal.

Pikërisht lidhur me emrin ajo ka folur në një bisedë me ndjekësit e saj duke shpjeguar kuptimin, i cili paska një histori prekëse.

Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”- ka sqaruar Fifi.

Një tjetër pyetje që i është bërë këngëtares ka qenë në lidhje me procesin e saj të lindjes, nëse ishte natyral apo një lindje çezariane. Fifi tregoi se ka bërë një lindje natyrale, duke shtuar:

Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë inshallah shpëton nëna dhe fëmija.”  

Fifi gjithashtu tregoi se kujt i ngjan i vogli.