ShowBizzz

Fifi ‘thumbon’ Eglin publikisht

Ditën e djeshme, rrjetet sociale shpërthyen me lajmin se marrëdhënia mes këngëtareve të njohura Fifi dhe Egli Tako ka marrë fund.

Dyshja, të cilat shiheshin si mikesha dhe filluan bashkëpunimin në muzikë, bënë një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat: ato hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim i tyre është një sinjal i qartë i ftohjes së raporteve. Kjo lëvizje ka hapur menjëherë debat dhe kureshtje në rrjetet sociale, me fansa që pyesin se çfarë ka ndodhur mes dyshes së famshme.

Vetëm disa orë pas këtij lajmi, ishte Fifi ajo që reagoi përmes një postimi në InstaStory, i cili u interpretua nga ndjekësit si një thumb i fshehtë ndaj Eglit. Me nota humori, por edhe ironie të dukshme, ajo shkroi:

“E kam n’plan me i qel nja 18 Instagram FifiLove2393, Fififan, Fifinanushi etj. etj., e me i komentu vetes ka t’sillna. A e dini që po funksionojke qiky sistem more?”

Shumë e lexuan këtë si një referencë të qartë ndaj praktikës së hapjes së profileve të rreme për të komentuar ose për të përhapur opinione të caktuara. Edhe pse ajo nuk përmendi emra, ndjekësit e lidhën menjëherë këtë deklaratë me situatën e fundit dhe me ‘përplasjen’ me Eglin.

Në të njëjtën kohë, edhe Adis Patushi, partneri i Fifit, ndau një story me mbishkrimin:

“Tu menu si me ja vu emrin instas te ri fallco 😂. Na jepni naj mendim 🙏”

Edhe ky reagim u pa si pjesë e të njëjtit zinxhir ngjarjesh, duke shtuar më shumë zëra për një ‘konflikt’ dhe tallje me Eglin dhe fansat e saj.



ks