ShowBizzz

Fifit nuk i del inati me Xhulin: E mbushi kupën, më shqetësoi shumë

Fifi e ftuar në “Fun Club”, reagoi ashpër pas deklaratave të Julit. Këngëtarja tha se komentet e saj e kishin shqetësuar dhe se për një kohë të gjatë ka folur për të.

“Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha ajo në një nga intervistat që kishte shkuar, më shqetësoi shumë. Nuk është diçka e hijshme për t’u parë dhe dëgjuar. Nuk më pëlqeu reagimi i saj”, tha Fifi.

“Pas tre muajsh u mbush kupa”, shprehet ajo.

Konkurrentja reagoi në një shkrim të gjatë në “InstaStory”, deklaratë për të cilën tha se nuk e dinte nëse ka bërë mirë që ka reaguar apo jo.

“Nuk e di a kam bërë mirë apo keq po ashtu e ndjeva në ato momente. E kam menduar mirë para se t’i shkruaj, ka pasur edhe gjëra të tjera që duheshin shkuar por nuk e kam bërë.

Tërë kohën ka fol Fifi, Fifi, Fifi… në një emision thua Fifi do shkojë në finale, në një tjetër Fifit do ia japë Top Channel, për shkak të historikut…”, u shpreh ajo.

Fifit nuk i del inati me Xhulin: E mbushi kupën, më shqetësoi