Flori teksa po bisedonte me Xhensilën, foli për rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.
Ai tha se fillimi ka qenë shumë i vështirë për të, pasi ishin 16 fermerë që dëshironin të binin në sy.
Aktori tha se të gjithë ishin të gatshëm të bënin çdo gjë, por tani gjërat janë më të qeta dhe ata krijuan miqësi me njëri-tjetrin.
“Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Kishe 16 veta që donin të binin në sy dhe bënin çdo gjë. Thoje ti se ku ishe nga sjellet që bënin. Por tani është më qetë”, tha Flori. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram