Lajme

Fillon dita e dytë e bisedimeve trepalëshe në Gjenevë mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë

Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe në Gjenevë mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë ka nisur.

Lajmi u raportua fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve RIA dhe më pas u konfirmua nga kryenegociatori i Ukrainës.

Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, thotë se konsultimet “po zhvillohen në grupe pune sipas fushave brenda pistave politike dhe ushtarake”.

“Ne po punojmë për sqarimin e parametrave dhe mekanizmave të vendimit të diskutuar dje“, shtoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Umerov më parë tha se bisedimet e djeshme “u përqendruan në çështje praktike dhe mekanikën e zgjidhjeve të mundshme”.




Të Ngjashme