Lajme

Fillon marshi protestues në Preshevë “Marsho për identitet dhe dinjitet”

 

Ka filluar marshi protestues në Preshevë “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Ekipi i Tëvë1, gjendet në Preshevë ku në pamjet e dërguara shihen disa protestues teksa vendosin një pankartë “Kthema adresën” pranë stacionit të Policisë.

Në këtë protestë po marrin pjesë qytetarë shqiptarë të shumtë, në protestë shihet edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Marshi protestues ka filluar nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

Kjo protestë po mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

Në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë.