
2
Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë së shpejti, dhe përgatitjet tashmë kanë filluar.
Producentja ekzekutive e formatit, Olsa Muhameti, ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje dhe detaje nga prapaskenat, ku shihet duke diskutuar me ekipin për renovimin dhe organizimin e shtëpisë më të famshme në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, burime pranë produksionit bëjnë të ditur se shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e këtij edicioni.
Por kush do të pranojë dhe cilët emra do të hyjnë në shtëpi? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim..
ks