Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca fillestare ndaj Bojan Jevtiq, ish-toger i Policisë së Kosovës, i dyshuar për veprën penale spiunazh.
Jevtiq dyshohet se ka dërguar tek BIA planin e Policisë i njohur me emrin “Shënjestër”, i bërë pas sulmit në Banjskë, dhe të njëjtin ia ka dërguar zyrtarit të BIA-s Sasha Çiric.
Ai dyshohet se zyrtarit të BIA-s ia ka mundësuar qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Ndryshe, Jevtiq ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe i pandehuri kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.
Në seancën e sotme dëgjimore pritet të shqyrtohet kjo marrëveshje e arritur mes palëve./teve1.info/
