ShowBizzz

Filmi i Taylor Swift vjen në Shqipëri dhe thyen rekorde

Një superstar botëror si Taylor Swift di padyshim si të thyejë rekorde, jo vetëm duke shitur me shpejtësinë e erës biletat e koncerteve të saj, por tani edhe ato të ekranit të madh të kinemasë.

Filmi i krijuar në formën e një dokumentari për turneun e saj botëror “Eras Tour”, është pritur me interes të llahtarshëm edhe në Shqipëri.

Duke nisur nga dita e sotme, pra 13 tetor, filmi i quajtur “Taylor Swift: The Eras Tour” do të shfaqet në Cineplexx. Nëse hyni menjëherë në faqen zyrtare të Cineplexx do të shihni se biletat janë tanimë të hedhura online.

Fatkeqësisht për disa, biletat e datës 13 tetor të orës 18:00 janë shitur, vetëm brenda një ore.

Sipas përfaqësuesve të kinemasë Cineplexx, “Mund t’ju themi që kemi pasur shumë koncerte në kinema, si për shembull Metallica, Pink Floyd, Muse etj., por atmosferën e ‘Eras Tour’ e ka krijuar vetëm BTS dhe One Direction. Edhe sot kemi hapur dy shfaqje të reja në orën 18:15 për shkak të kërkesave.”

Nëse tregoheni mjaftueshëm të shkathët, mund të kapni biletat e datave të ardhshme.


NewsBomb