Horoskopi

“Financat do të pakësohen ndjeshëm”, horoskopi ditor, 8 dhjetor 2023

DASHI

Kjo do jetë një ditë e mbushur me rreziqe, por ju do jeni aq të zotët sa do t’i kaloni pa ndonjë problem të madh. Pozitivizmi dhe largpamësia do ju shoqërojnë gjithë kohës. Nëse nuk doni që jeta juaj në çift të marre tatëpjetën mundohuni të flisni hapur për gjithçka dhe të mos heshtni për asnjë çast. Nëse jeni beqarë do jeni disi konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Këshillat e familjareve mirë është t’i dëgjoni me kujdes. Në punë asgjë nuk do ju duket e vështirë sepse do keni mjaftueshëm besim tek vetja. Nëse keni të bëni me klientë do keni edhe më shumë sukses sepse dini si t’ua mbushni mendjen. Sektorin e financave menaxhojeni me sa më shume kujdes pasi vetëm kështu gjendja do mbetet e mirë.

DEMI

Jupiteri nuk do ju ekspozojë aspak para rreziqeve gjatë kësaj dite dhe ambicia nuk do ju shterojë asnjëherë. Falë Saturnit, ndjenjat për partnerin do jenë më të thella dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk i shprehni shumë ato që keni në zemër sot do ndodhë e kundërta dhe rezultati do jetë i mrekullueshëm. Ju beqarët do mund të krijoni lidhje të cilat do jenë vështirë të shkëputen lehtë. Sipas Horoskopit Vip, në punë mirë është të reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Dikush do ju bëjë një propozim dhe nuk duhet ta refuzoni. Situatën financiare do e përforconi vetëm nëse e menaxhoni me rigorozitet. Misioni do jetë i vështirë, por jo i pamundur.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jete sektori profesional ai që do marrë më shumë vëmendje. Do jeni herë pas herë konfuzë, por në fund pas shumë përpjekjesh do ja dilni mbanë. Lidhja juaj do jetë si në fillimet e saj. Bashkëpunimi do jetë i madh dhe do jepni shumë prova dashurie. Edhe partneri do kujdeset mjaft që t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët do jeni më të rezervuar se zakonisht dhe nuk do tregoheni ta hapur për ftesat që do iu bëhen. Në punë do jeni të gatshëm edhe të eksperimentoni vetëm për të arritur më lart nga sa të tjerët kanë menduar për ju. Në planin financiar do merrni masa strikte që situata të jetë e qëndrueshme. Do ia dilni mbanë me sukses.

GAFORRJA

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni paksa të nevrikosur dhe mund të bëni gjëra për të cila nuk keni menduar kurrë se mund t’i bënit. Juve që jeni në një lidhje që prej shumë kohësh do kaloni një ditë paksa të vështirë. Situata në vend që të përmirësohet rrezikon të përkeqësohet falë ndikimit të Uranit. Nëse jeni vetëm, jeta sentimentale përsëri nuk do marrë vëmendjen e duhur. Në punë do keni shumë dëshirë të komandoni dhe kjo mund të krijojë debate e zënka. Merrini gjërat më shtruar sepse nuk është ende koha për të dalë në paravijë. Mos bëni shpenzime marramendëse sepse buxheti do të shterojë. Planetët do ndikojnë negativisht në këtë sektor.

LUANI

Sado që të mundohen t’iu prishin planet  ju do arrini të ruani maturinë dhe realizmin. Në çfarëdo situate që të ndodheni mos ju besoni verbërisht atyre që do ju rrethojnë. Klima për jetën tuaj në çift do jetë pak e trazuar. Disa debate të paprituara si pasojë e xhelozisë mund të prishin gjithë stabilitetin e lidhjes suaj. Nëse jeni beqarë nuk do keni dëshirë të krijoni një lidhje serioze, por personi qe do takoni do iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë nuk do hezitoni të tregoheni me takt në çdo moment dhe profesionalizmi do ju karakterizojë gjithë kohës. Financat nuk do kenë probleme, por hiqni disa lek mënjanë sepse të papriturat mund të ndodhin në çdo moment.

VIRGJËRESHA

Gjatë ditës së sotme çdo kundërshtim i vogël që do ju bëhet mund ta acarojë pafundësisht situatën dhe do ju bëjë nervozë. Për ju të dashuruarit do jetë paksa e vështirë të ruani një klimë të qetë. Euforia e ditëve të mëparshme do të shuhet pak e nga pak. Ju beqarët do keni një ditë interesante. Do jeni sharmante dhe mund të keni edhe një dashuri me shikim të parë prandaj duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë mëngjesi do jetë konfuz dhe jo ashtu si do e dëshironit, megjithatë me këmbëngulje dhe besim tek vetja mund t’i përmbushni detyrat. Po u dorëzuat shpejt do jeni ju të humburit. Situata financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi ajo do jetë më e mirë se kohët e fundit. Ruajeni ekuilibrin.

PESHORJA

Provojini të gjithëve se çfarë jeni të aftë të bëni gjatë kësaj dite. Do mund të kaloni edhe pengesa shumë më të mëdha nga sa keni imagjinuar. Për ju të dashuruarit dita duket shumë premtuese. Venusi do iu bëjë t’i shijoni gjithë kënaqësitë që iu jep të qenit në një lidhje. Dashuria për ju beqarët do shkojë mirë dhe ju do kaloni momente të mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa më shumë të mundni. Sipas Horoskopit Vip, në punë do merrni përsipër detyra shumë të vështira, por kjo nuk do ju trembë aspak. Në planin financiar do e keni të vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve që keni pasur. Bëni durim dhe keni për të dalë të fituar.

AKREPI

Komunikimi do jetë më i lehtë për t’u arritur sot dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Ata që keni pranë do ju mbështesin kudo. Fale ndikimit të yjeve ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të lehtë. Nëse jeni të matur dhe keni probleme financiare mundohuni të organizoheni më mirë. Takimet që do realizoni ju beqarët nuk do iu bindin shumë. Po sikur të ruanit të paktën miqësinë me të? Në punë do jetë dita ideale për të filluar një projekt të ri të menduar prej kohësh. Kujdes me financat. Do filloni kot së koti aventura ambicioze, por me shumë rrezik. Merrni mendimin e specialistëve sa më parë.

SHIGJETARI

Dita e sotme ka për të qenë si një lumë i qetë dhe nuk do ketë aspak dallgë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës sentimentale. Do bëni çmos që të bëni më të fortë lidhjen tuaj dhe do ia arrini qëllimit. Në disa momente do e përkëdhelni edhe më tepër njëri-tjetrin. Ju beqarët do takoni dikë. Do ju duket sikur është princi i kaltër, por pas disa ditësh do e kuptoni se kishin gabuar. Në punë sado të bëni përpjekje nuk keni për të arritur atje ku dëshironi. Do ndiheni të lodhur dhe të mërzitur se nuk iu janë marrë parasysh as idetë që keni dhënë. Dielli do iu shtyjë të bëni më shumë shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do të pakësohen ndjeshëm.

BRICJAPI

Sot do jeni më të vendosur se më parë dhe falë Hënës do i hidhni hapat më të sigurta. Qetësia që do ju karakterizojë do jetë vërtet e adhurueshme. Shumë planetë do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Çastet e ngrohta do jenë mbizotërueset. Edhe besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa kuptuar qartësisht se çfarë doni në të vërtetë. Në punë do i përkushtoheni me mish e me shpirt finalizimit të projektit të nisur prej kohësh. Do i impresiononi kolegët dhe do bëni edhe disa ziliqarë. Financat  nuk do jenë të mira, prandaj do ju duhet të merrni hua tek dikush që i besoni.

UJORI

Gjatë kësaj dite do ju shërbeni të gjithëve dhe marrëdhënia e mirë do jetë mbizotëruese. Jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Nëse keni dhënë shumë nga vetja do jeni më të privilegjuarit. Çdo sakrificë do iu shpërblehet. Edhe ju beqarët duhet të përgatiteni për disa ndryshime. Gjithsesi merreni çdo gjë me qetësi dhe mos u nxitoni. Në punë  do keni goxha sukses dhe mund të merrni lajmet e shumëpritura për disa projekte që i keni filluar gjatë javës. Neptuni do kërkojë t’iu destabilizojë financat. Nëse shmangni shpenzimet e nëse e menaxhoni me maturi buxhetin gjërat do rregullohen.

PESHQIT

Nuk do mjaftojë thjesht të doni të bëni diçka sot, por duhet edhe të veproni. Vetëm ashtu do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, Dielli premton çaste plot bashkëpunim. Mundohuni të organizoni një darkë romantike dhe të flisni më tepër me njëri-tjetrin. Ju beqarët do bini në dashuri dhe do iu duket sikur keni rilindur sepse emocionet dhe ndjenjat do jenë të shumta. Në punë do përballeni me goxha vështirësi nëse vazhdoni të vetëm atë që keni nisur. Pa mbështetje mundet edhe të rrëzoheni e të mos ngriheni dot më. Buxheti do jetë më i kënaqshëm dhe mund të bëni edhe disa shpenzime më tepër.