LifeStyle

Fituesi i BBVK – ‘Nëse s’do merresha me muzikë, do isha…’/ Londrimi zbulon karrierën ‘alternativë’ që do zgjidhte

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, duket se nuk ka ndërmend të ndalet vetëm te suksesi që arriti në shtëpinë më të famshme.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Meriton Mjekiqi, ku përveçse foli për përvojën e tij gjatë rrugëtimit televiziv, zbuloi edhe një tjetër pasion që publiku nuk e kishte dëgjuar më parë.

Gjatë intervistës, Londrimi tregoi se interesat e tij nuk kufizohen vetëm te muzika.

Ai tha se e sheh veten edhe në botën e modës, madje me ambicie për të depërtuar në industrinë ndërkombëtare dhe për të punuar me disa nga shtëpitë më të njohura të modës.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk do të merrej me muzikë, përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: model.

Të Ngjashme