Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka dalë për herë të parë në publik pas disa muajsh, në Oslo të Norvegjisë, pasi u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.
Ajo ishte fshehur që nga janari. Pavarësisht ndalimit për të udhëtuar dhe paralajmërimit të qeverisë së Venezuelës se do të shpallej “e arratisur” nëse largohej nga vendi, Machado e realizoi udhëtimin fshehurazi.
Ishte e bija, Ana Corina Sosa ajo që mori Çmimin Nobel për Paqe në emër të saj.
Instituti Nobel e vlerësoi Machado-n me çmim për “luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë në Venezuelë”.
Në një intervistë ekskluzive për BBC, Machado tha se është plotësisht e vetëdijshme për rreziqet që merr përsipër duke udhëtuar drejt Norvegjisë për të marrë çmimin e saj Nobel.
/tiranapost


