Eliminimi i Benitës në gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të fortë me Hygerta Sakon, ka ndezur debat të madh në rrjet.
Ish-banorja shpërtheu në Instastory me disa postime të ashpra kundër produksionit, të cilat, edhe pse u fshinë shpejt, u ruajtën nga ndjekësit dhe po shpërndahen gjerësisht në internet.
Në postimet e saj, Benita i drejtohet drejtpërdrejt producentes Olsa Muhameti, duke ngritur akuza për manipulim dhe skenarë të pambajtur: “Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”
Ajo shton dyshime se eliminimi i saj mund të ketë ardhur si dënim për mosbindje ndaj skenarëve të produksionit për të krijuar një lidhje dashurie: “A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”
Më tej, Benita paralajmëroi publikun se e di emrin e fituesit të këtij edicioni, duke përjashtuar një nga emrat e përfolur dhe duke deklaruar fituesi është zgjedhur nga produksioni. Dhe jo, nuk është Elijona. Pasi mua më nxorën padrejtësisht, kam vendosur të flas hapur”.
Postimet e saj kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë debat në një nga momentet më të komentuar të edicionit.
