Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Lidhur me këtë çështje, në Frontal në T7, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
‘’Unë kisha dashtë me i thanë që, shpirti yt të prehet në paqe dhe lehtë, amaneti ka shku në vend, dhe shumë shpejt edhe fëmijët do na bashkohen në mesin ton. Ata të cilët i ka dashtë shumë, asnjëherë nuk do të ia lëmë në dorë dikujt tjetër’’, ka thënë ai në T7.
