Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, duke cituar një pjesë nga libri ‘Lord Of Rings’, mbajti një fjalim emocionues para ushtarëve italianë në bazën në Lituani.
“Unë citoj shpesh Lord Of Rings, por betohem se nuk është i vetmi libër që kam lexuar
Faramir kur flet për betejën thotë:
Nuk e dua shpatën e ndritshme për tehun e saj të mprehtë, as shigjetën për shpejtësinë e saj, as luftëtarin për lavdinë e tij. Dua atë qëa to mbrojnë.
Nuk zgjedh të jesh ushtar për urrejtje. Zgjedh të jesh një ushtar për dashuri.
Nuk zgjedh të jesh një ushtar sepse dashuron luftën. Zgjedh të jesh një ushtar sepse do Atdheun.
Dhe ai atdhe ka nevojë për mbrojtje. Dhe këtë e bëni ju në vijën e parë, e bëni ju çdo ditë. Nuk do t’i shihni fëmijët tuaj teksa hapin dhuratat për Krishtlindje, por Italia është mirënjohëse për këtë sakrificë. Jam e sigurt që fëmijët tuaj do të dinë të jenë krenarë për ju ashtu siç është e gjithë Italia”, tha Meloni.
View this post on Instagram
/tiranapost