Klea dhe Elgiti po martohen me një dasmë madhështore mbrëmjen e sotme. Para betimeve të tyre, ata i kanë dedikuar disa fjalë njëri-tjetrit. Madje Elgiti është prekur dhe është përlotur nga fjalët i ka dedikuar Klea.
“Të pakta janë herët ashtu siç ndodh në jetë, kur kemi menduar t’i japim fund. Por sot jemi këtu për të thënë që fati na ka destinuar të jemi bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi dhe brenda teje kishte stuhi?! Sepse dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por që ngroh dhe ndriçon jetën e atyre që dashurojnë fort”, u shpreh Klea.