Familja mbretërore spanjolle festoi 10-vjetorin e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia në fron.
Surpriza e festës ishin Leonor dhe Sofia, dy vajzat e tyre.
Ato ndërprenë banketin për të ngritur jashtë protokollit një dolli.
“Babi, mami, madhëri, na falni për ndërhyrjen, por ne kemi diçka për të thënë. Faleminderit që jeni bashkuar me ne për të kujtuar se në këto dhjetë vite kemi mësuar nga prindërit tanë se çfarë do të thotë angazhimi që kemi të katërt ndaj të gjithë spanjollëve. Tani do të dëshiroja që ju të na bashkoheni në një dolli për nënën dhe babanë tonë, për sovranët tanë. Sepse që kur kemi lindur na kanë mësuar vlerën e këtij institucioni, të kurorës, dobinë e tij për shoqërinë tonë dhe qëllimin e tij për t’u shërbyer të gjithëve. Mami, babi, faleminderit”, thanë vajzat duke lexuar fjalimin që si shumë të rinj të brezit të tyre, e kishin mbajtur në telefon.
Vajzat duket se kishin bashkëpunuar me nënën e tyre, ish-gazetare, që di si ta bëjë lajmin.
Efekti u dha. Të ftuarit u surprizuan. Felipe u përlot.
/tiranapost