Të premten mbrëma, vëmendja ishte te finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, por rikthimi i Fjolla Morinës në skenë mori një pjesë të mirë të diskutimeve në rrjet. Përtej performancës së saj në natën e fundit të spektaklit, ajo që ra në sy ishte zgjedhja e aksesorëve që e bënë pamjen e saj mjaft të komentuar.
Fjolla u shfaq e veshur me një bluzë të zezë me dantellë transparente dhe një xhaketë serioze, por detaji kryesor ishin bizhuteritë. Këngëtarja u sigurua që të ishte fjalë për fjalë “full diamante”, ashtu siç theksohet edhe nga pamjet e afërta nga prapaskenat. Ajo mbante një varëse masive të kombinuar me vathë të mëdhenj, një byzylyk mjaft të rëndë dhe unaza që mbulonin gishtat, përfshirë edhe një gur të madh të gjelbër.
Tani pyetja që po bëjnë të gjithë është se sa ka kushtuar realisht ky look. Ndonëse vlera e saktë e faturës nuk është bërë publike apo konfirmuar nga vetë Fjolla, sasia dhe përmasat e gurëve të përdorur në këtë set lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një shumë të lartë.
Vlera e tyre vizuale e kompletoi paraqitjen, duke i dhënë asaj një nga pamjet më të kuruara dhe më të kushtueshme të asaj mbrëmjeje.

