ShowBizzz

Fjolla Morina e akuzoi për krim të organizuar, reagon Stresi, u bën thirrje autoriteteve të marrin nën kujdes

Fjolla Morina prej ditësh u rikthye me videot e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet në gjendje jo të mirë emocionale dhe bën akuza të shpeshta për kolegët e saj.

Ditën e sotme ajo ka dhënë deklarata habitëse duke deklaruar se e dinte kush e ka zhdukur Ervis Martinaj si dhe akuzoi ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla, këngëtaren Morena Taraku, reperin Stresi, dhe disa persona të tjerë se janë pjesë e krimit të organizuar dhe kanë vrarë njerëz.

Teksa Fjolla ka vazhduar të injorohet nga personat që ka përmendur në videon e fundit por edhe në ato të disa ditëve më parë, ka qenë Stresi që para pak çastesh ka reaguar duke u bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin nën kujdes këngëtaren, ndërsa vendos të mos ia përmend emrin.

Sipas tij kur dikush kalon në depresion apo ka momentet të tilla institucionet duhet të kujdes, dhe nuk duhet t’i lënë rrugës këta persona.