
4
Pas periudhës së trazuar në jetën private, këngëtarja Fjolla Morina duket se është rikthyer fuqishëm në rutinën e saj të njohur: jetën e luksit. Në rrjetet sociale, ajo po shfaqet sërish në dreka e darka luksoze, duke dhënë përshtypjen se ka lënë pas problemet.
Morina njihet për stilin e saj ekstravagant dhe për ekspozimin e pasurisë materiale, por këtë herë vëmendjen e ka marrë edhe ekspozimi i aseteve trupore. Në postimet e fundit, ajo nuk heziton të tregojë format e saj në mënyrë provokuese, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht kritikave të shumta që shpesh shoqërojnë daljet e saj, Fjolla duket e vendosur të jetojë sipas ritmit të vet.
Për momentin, ajo po përpiqet të kthejë normalitetin në jetën e saj, duke shijuar luksin dhe vëmendjen publike.
ks