ShowBizzz

Fjolla Morina ‘shpërthen’ në lot

Një moment emocionues është parë së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Fjolla Morina ka shpërthyer në lot, duke shprehur ndjenjat dhe forcën e saj të brendshme përballë sfidave që po kalon gjatë qëndrimit në këtë format.

Mes emocionesh të forta, Fjolla u shpreh se është e vendosur t’i përballojë të gjitha vështirësitë e vetme, pa kërkuar ndihmë nga askush, duke theksuar se gjithmonë ka qenë një grua e fortë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Krejt kam me i kalu, me krejt forcat e mia, veç vetë, pa kërkon hiç, pa kërkon hiç, se gjithë kam qenë e fortë edhe e di që i drejti do të fitojë në fund edhe fiton”, tha ajo.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Vazhdoi me një mesazh motivues dhe të fuqishëm, që duket se është edhe motoja e saj.

“Mbaje në mend çfarë po të them, heq por fiton. Kurrë nuk e heq këtë prej mendjes edhe u kry”, tha Fjolla mes lotësh.

Ky moment ka prekur edhe banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga publiku, i cili e ka përkrahur Fjollën për sinqeritetin dhe forcën që po tregon.

E njëjta ka vënë në pah anën njerëzore dhe të ndjeshme, pavarësisht se ndiqet gjithë kohën nga kamerat.



ks