2
Sonte, gjatë spektaklit, Fjolla me emocion nisi t’i përshëndesë banorët, duke shprehur hapur dëshirën e saj për t’u larguar nga shtëpia.
Ajo u shpreh se loja mes banorëve nuk po i pëlqen dhe se nuk po ndihet mirë me situatat e krijuara brenda shtëpisë.
Pas këtij deklarimi, Fjolla u ftua në dhomën e rrëfimit, ku produksioni nuk e lejoi të largohej menjëherë. Alaudini dhe Olta zhvilluan një bisedë me të, duke i folur me fjalë të mira dhe duke u përpjekur t’ia ndryshojnë mendjen.
Pas bisedës në dhomën e rrëfimit, Fjolla vendosi të vazhdojë lojën dhe të qëndrojë në shtëpi, shkruan Kosovarja.
ks


