Lajme

Flakët përfshijnë Parkun Kombëtar në malin e Tomorrit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë zjarrin

Një zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar në malin e Tomorrit në Skrapar.

Zjarri, që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Drejt Parkut të Tomorrit, në ndihmë të zjarrëfikësve të Skraparit, janë nisur zjarrëfikës nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që zjarrëfikësve ju janë bashkuar edhe banorë të zonës.