Lajme

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë.

Ai është zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor të X-të të Degës, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Fetahu është një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar

“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn, aktualisht nënkryetar i komunës, një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar, i cili shquhet për angazhimin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Gjakovës. Kryetarit të sapozgjedhur, Flamur Fetahaj, si dhe të gjitha strukturave të reja të zgjedhura nga ky Kuvend, ju uroj mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marra”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falënderuar kryetarin e deritanishëm, Ardian Gjinin për të cilin ka thënë se është njëri nga më të dëshmuarit në qeverisjen lokale./teve1.info/

Të Ngjashme