Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, në Chicago është organizuar ceremonia e ngritjes së Flamurit të Kosovës, përkrah atij të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe flamurit të qytetit të Çikagos.
Në këtë aktivitet solemn morën pjesë përfaqësues të Konsullatës së Kosovës, anëtarë të komunitetit shqiptar si dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në Illinois.
Drejtuesi i Konsullatës, Drilon Zogaj, së bashku me Sekretarin e Parë, Fatmir Rrahmanaj, shprehën mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të organizatave Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve me atdheun dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve në Illinois.
