ShowBizzz

“Fle deri në 14 orë”, Dakota Johnson e konsideron gjumin si prioritetin kryesor në jetë!

Dakota Johnson ka dhënë së fundmi një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet.

Aktroja deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë. “Gjumi është prioriteti im numër një në jetë”, theksoi ajo. Më pas ajo zbuloi se nuk ka orar të planifikuar zgjimi çdo ditë. Në vend të kësaj, ajo planifikon rutinën e saj të gjumit në baza ditore. “Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam pushim të hënën, do të fle sa më shumë që të mundem”.

 

“Fle deri në 14 orë”, Dakota Johnson e konsideron gjumin

 

Megjithatë, përveç gjumit të mjaftueshëm, aktorja vuri në dukje se ajo ushtron pesë ditë në javë, duke bërë një përzierje të jogës, pilates dhe stërvitjes me pesha. Në programin e saj nuk mungon as meditimi. “Unë bëj meditim transcendental. Kohët e fundit kam bërë shumë frymënxjerrje dhe kjo më ka ndihmuar shumë me ankthin”.

Shëndeti mendor është një temë për të cilën ylli i filmit “Madame Web” nuk turpërohet të flasë. Në një intervistë në vitin 2020, Dakota foli për trajtimin e depresionit që në vitet e saj të adoleshencës.

“Fle deri në 14 orë”, Dakota Johnson e konsideron gjumin