Lajme

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Të hënën, po punonte normalisht këtu.

Por, një zhurmë e madhe nga jashtë, ia tërhoqi vëmendjen Faton Tahirit.

Kjo pasi një veturë që po vinte nga Gjilani e humbi drejtimin.

Ndërsa e njëjta përfundoi në Liqenin e Livoqit.

E bashkë më të në ujë përfundoi edhe shoferja F.SH.

Kjo e fundit u shpëtua vetëm falë veprimeve të shpejta të Faton Tahirit.

“Unë isha me klientë para lokalit veç kur e pash vetura që në këtë pjesë erdhi edhe ra në lumë. Kam vrapuar shumë shpejt kam hi në ujë prej kësaj pjese, por e pash që shumë thellë edhe ftohtë jam shkuar në anën tjetër e kam tërheq prej veturës deri tek rruga”, shprehet Faton Tahiri.

Pasi e nxori nga vetura e uji në liqen, Tahiri thotë se gjendja e gruas nuk ishte e mirë.

“Me shpëtuar një jetë është shumë mirë, unë e pash që vetura do me u zhyt kam vrapuar shumë shpejt edhe e kam tërheqë. Gjendjen e ka pas jo të mirë”, tregon ai.

Tëvë1 të hënën, ka qenë edhe tek familja e të aksidentuarës.

Por për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale, këta nuk kanë pranuar të flasin.

Ndërsa prapa kamerës i kanë thënë televizionit, se F.SH është në gjendje të mirë pasi që e njëjta është edhe shtatzënë.

Ndërsa ai që e shpëtoi, thotë se u vizitua edhe nga familja e të aksidentuarës.

“Shumë krenari se kanë ardh e më kanë respektuar shumë, prindi i saj”, thotë Tahiri.

Ndryshe, të hënën një aksident tjetër përfundoi me fatalitet në Baincë të Drenasit.

Këtu një person ndërroi jetë pasi një veturë u përplas me një kamion.

 

 

Të Ngjashme