ShowBizzz

🔥 Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën

Ndërsa Mal Retkoceri po vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një “stuhi” tjetër po zhvillohet jashtë mureve të formatit. Pas refuzimit të Malit për të folur apo takuar të atin në ekran, ky i fundit ka thyer heshtjen me deklarata të forta, duke drejtuar gishtin nga ish-bashkëshortja, këngëtarja e njohur Violetë Kukaj.

Në një rrëfim pa doreza për Big Brother Fan Club, babai i Malit pretendon se ftohja me fëmijët nuk është e rastësishme, por pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të nënës së tyre.

Moneytizer Paragrafi 2

“Mësuesin e keq”

Ai shprehet i bindur se distanca shumëvjeçare është rezultat i “edukimit” që fëmijët kanë marrë nga e ëma pas ndarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët,” shprehet ai, duke shtuar se Mali, përkundër situatës, mbetet një djalë i talentuar që “i ka ngjarë babës.”

Tentativat me ndërmjetësues VIP

Përtej akuzave, babai i banorit të BBVIP zbulon një detaj të padëgjuar më parë: përpjekjet për të rregulluar raportet nuk kanë qenë vetëm personale, por kanë përfshirë edhe figura publike.

“Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte,” rrëfen ai.

“E mora nuse me një këngë, e bëra mbretëreshë”

Pjesa më e ashpër e deklaratës lidhet me karrierën e Violetë Kukajt. Ish-bashkëshorti i saj pretendon se ai është arkitekti i suksesit të saj, duke theksuar kontrastin mes situatës kur janë njohur dhe asaj që ajo gëzon sot.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë,” thotë ai, duke shtuar se ajo vinte nga një familje e thjeshtë (“e dobët”) por në shtëpinë e tij u trajtua “si mbretëreshë.”

Pavarësisht toneve të ashpra ndaj ish-gruas, mesazhi i tij përmbyllës mbetet ftesa për ribashkim, duke i bërë thirrje asaj t’i kthehet “realitetit dhe rehatllëkut” dhe duke shprehur gatishmërinë për dialog në çdo moment.

Kujtojmë se brenda shtëpisë, Mali ka zgjedhur të mbajë një qëndrim stoik, duke shprehur hapur dhimbjen e kësaj distance, por duke refuzuar kategorikisht që ta kthejë dramën familjare në spektakël televiziv. /Prive



ks