LifeStyle

Flini të qetë duke ndjekur këto rregulla para gjumit

Për një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju duhet t’i konusmoni rreth 50 minuta, para se të flini.

Pothuajse ky do të jetë një sekret për të cilin do të ndiheni falenderues.

1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, një relaksues i muskujve.

2. Çaji kamomil – Kamomil është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet.

3. Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi ka disa triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.

4. Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji. Ai do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje.

5. Tërshëra- Ato janë burimi një ndjenje gjumi.

6. Bajamet – Një grusht me bajame do t’iu bëjë të bëni një gjumë të qetë duke qenë se ato përmbajnë triptofan dhe magnez për relaksimin e muskujve.