ShowBizzz

Flisni me shefin tuaj nëse s’po e përballoni punën nga shtëpia

Puna nga shtëpia në kohën e pandemisë së koronavirust është kthyer në shpëtim, por jo për të gjithë.

Tashmë kjo zgjidhje është kthyer në eksperimentin më të madh në botë për të provuar produktivitetin e punës në shtëpi, por e vërteta nuk është ashtu si duket apo ashtu si e mendojmë nga jashtë. Pavarësisht se puna nga shtëpia është një lehtësim i kësaj krize globale, jo për të gjithë njerëzit është kaq e thjeshtë. Janë shumë arsye që ndikojnë te punonjësit në shtëpi për të mos punuar ashtu siç duhet.

Sidoqoftë, shumë prej nesh thjesht po përpiqen ta bëjnë atë gjatë ditëve duke bërë çdo kombinim të një zyre, te një shkolle, klinikë shëndetësore, dhe qendra të tjera në dhomën e tyre të jetesës. Ne të gjithë mund të jemi duke kaluar këtë krizë së bashku, por ne të gjithë po e përjetojmë në mënyra të ndryshme.

TS Poll - Loading poll ...

Duke filluar që nga vendi ku ne jetojmë, pozicioni gjeografik, problemet elektrike dhe të teknologjisë, familja, nevojat shëndetësore, financiare dhe shumë ndikues të tjerë që shfaqen rastësisht. Nëse po mundoheni nga këto arsye, nuk jeni vetëm. Fatmirësisht ju mund të keni një shef i cili mund t’iu kuptojë dhe t’iu ndihmojë që sfida juaj të bëhet më e lehtë.

Por si mund të komunikoni me shefin tuaj për këtë? Lexoni këshillat e mëposhtme:

Programoni një bisedë më vete me shefin tuaj, jo në grupin me kolegët – Ashtu si me të gjitha këto sfida, qëllimi juaj duhet të jetë që të merrni një zgjidhje pas bisedës që do të krijoni me shefin, për t’ju ndihmuar të përmirësoni ekuilibrin tuaj të punës dhe jetës.

Nëse jeni duke luftuar financiarisht: Orët e mia të reduktuara po ndikojnë vërtet në të ardhurat e familjes sonë. Çfarë lloj programesh të ndihmës financiare mund të ofrojë kompania jonë? Kjo krizë po ndikon tek unë financiarisht. Dëshiroj të kërkoj punë shtesë jashtë kësaj kompanie. Partneri im kohët e fundit ka humbur punën për shkak të kësaj krize. A e dini ju çfarë mundësie mund të ketë për një punë tjetër jashtë këtij orari?

Nëse jeni duke menaxhuar çështje shëndetësore: Unë po mbështes një anëtar të familjes sepse ka probleme shëndetësore në lidhje me këtë krizë. A mund të flasim për mënyrën sesi mund të rregulloj orarin dhe ngarkesën e punës pasi ta kalojmë këtë? Kam disa probleme shëndetësore që po e bëjnë këtë krizë aktuale pak më sfiduese për mua personalisht. A mund të flasim për ndonjë alternativë më lehtësuese në lidhje me punën për mua gjatë kësaj kohe?

Nëse keni një karakter shumë emocional: Kjo është një kohë vërtet sfiduese emocionale dhe unë jam në ankth. E di që nuk ndjehem plotësisht i përkushtuar pas punës. Si po e menaxhoni ju? Cilat janë disa mënyra që të tjerët në staf po përdorin për ta përballuar këtë sfidë?

Duke punuar në këtë qytet, në një zonë larg kolegëve, ndihem sikur unë po e përjetoj ndryshe nga kolegët këtë krizë: Për shumë arsye ndikuese si X, Y dhe Z. A keni kontaktuar ju të njiheni me këtë qytet dhe si po i përballojnë punonjësit këto sfida gjatë punës nga shtëpia?

Merrni parasysh që shefi juaj nuk ka një përgjigje të saktë për të gjitha këto. Por sidoqoftë, e rëndësishme për ju është që keni zbrazur gjithçka dhe keni bërë me dijeni shefin tuaj për situatën që ndodheni. Tashmë do të jeni më i/e qetë.