Lajme

Florian Dushi : Aksione për një Prishtinë të bukur, më të organizuar

Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi që nga ardhja në udhëheqjen e komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë disa aksione në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve, të cilët po i mirëpresin dhe mbështesin punët që po i kryen ky drejtorat.

Aksionet e kësaj drejtorie , e cila nga qytetarët e kryeqytetit vlerësojet se është më aktivja as sot në ditë vikendi nuk ndalet .

Drejtori Florian Dushi përmes rrjjeteve sociale , ka bërë sot të ditur se po i lirojnë hapësirat te “Santea” në lagjen Dardania, për siç thotë ai për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Postim i plotë:
“Edhe sot vazhdoi aksioni nga Inspektorati i Kryeqytetit për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë Inspektorati i Kryeqytetit ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në qytetin tonë.
Kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban. Ky hap tregon përkushtimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar.
Inspektorati i Kryeqytetit Florian Dushi
#prishtinapraktike💙