Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar në përvjetorin e vrasjes nga forcat serbe avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.Dushi tha se Bajram Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij u rrëmbyen, torturuan dhe ekzekutuan vetëm pse ishin zë i drejtësisë dhe i lirisë së shqiptarëve të Kosovës.
Ai potencoi se tashmë është koha për drejtësi dhe ndëshkim.“Ky akt barbar nuk ishte thjesht një vrasje, por dëshmi e frikës së një regjimi që luftonte drejtësinë dhe të vërtetën të cilën në emër të Kosovës e përfaqësonte Avokatini saj, Bajram Kelmendi. Ata menduan se mund ta heshtnin një zë – por gabuan.Sepse drejtësia nuk vritet.Sepse kujtesa nuk shuhet” shkruan Dushi raporton “Gazeta Blic”.
‘Sot, ne kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe angazhimin, qëndresën dhe dinjitetin e tyre. Dhe nuk harrojmë kurrë krimet e regjimit kriminal serb të cilat duhet të zbardhen dhe ndëshkohen’ shkruan Dushi në postimin e tij.Postimi i plotë:
Përtej kujtesës: Koha për drejtësi dhe ndëshkim!Më 24 mars 1999, në natën kur nisi fundi i makinerisë kriminale serbe, regjimi i Slobodan Millosheviqit – eksponentë të të cilit akoma qeverisin në Beograd, kreu një nga krimet më të rënda në Prishtinë. U rrëmbyen, u torturuan dhe ekzekutuan avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi –
vetëm pse ishin zë i drejtësisë dhe i lirisë së shqiptarëve të Kosovës.
Ky akt barbar nuk ishte thjesht një vrasje, por dëshmi e frikës së një regjimi që luftonte drejtësinë dhe të vërtetën të cilën në emër të Kosovës e përfaqësonte Avokatini saj, Bajram Kelmendi.Ata menduan se mund ta heshtnin një zë – por gabuan.
Sepse drejtësia nuk vritet.Sepse kujtesa nuk shuhet.
Sot, ne kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe angazhimin, qëndresën dhe dinjitetin e tyre. Dhe nuk harrojmë kurrë krimet e regjimit kriminal serb të cilat duhet të zbardhen dhe ndëshkohen.Lavdi Bajram Kelmendit!
Lavdi Kastriotit dhe Kushtrimit!
