
1
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Florian Dushi ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e votuan dhe e mbështetën në këtë proces zgjedhor.
Në një postim të sotëm në rrjetet sociale Dushi , shkruan se ka marrë 10788 vota, që është kjo një mbështetje e jashtezakonshme për te , por jo e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit te Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot është përmbyllur një tjetër proces zgjedhor në vendin tonë. Është ky një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ju që më keni besuar dhe mbështetur.
Për më shumë se 27 vite – më shumë se gjysmën e jetës sime – i kam qëndruar besnik Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vizionit politik të Presidentit Rugova. Me përkushtim dhe dinjitet, kam përfaqësuar LDK-në kudo ku më është besuar përgjegjësia institucionale.
Por vullneti i votuesve është sovran.
Unë kam marrë 10788 vota, që është kjo një mbështetje e jashtëzakonshme për mua, por jo e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdojë angazhimin tim politik dhe institucional në të mirë të vendit e qytetarëve tonë, njëkohësisht, duke e shqyrtuar thellë dhe vlerësuar saktë rezultatin partiak por edhe ate personal në këto zgjedhje.
Faleminderit nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo moment besimi në këtë udhëtim të përbashkët!
Rruga vazhdon.
Me respekt,