
2
Florian Dushi është Drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës. Kryeinspektori i Prishtinës, gjatë këtij mandati ka realizuar me sukses një mori projektesh, duke e bërë Drejtorinë e Inspeksionit një nga më aktivet dhe të suksesshmet në realizimin e punëve.
Dushi, përmes hapësirave të tij në rrjete sociale, njofton ndjekësit me aktivitetin e Drejtorisë që e udhëheq. Së fundi, ka treguar se Inspektorati i Kryeqytetit sërish ishte në aksion kontrolli të gjithë atyre që janë duke e ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve ilegalisht.
Siç dihet, për shkak se këta transportues ilegal, përveç tjerash, po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë.
Ndërkohë, kiosqet pa leje dhe shitësit në hyrje të QKUK-së, masivi i madh i lodrave të dëmtuara dhe mbeturinave në hapësirën afër këtij institucioni, që përbënin shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët e Kryeqytetit, nga Inspektorati i Kryeqytetit në bashkëpunim me drejtorit të tjera kompetente ka ndërhyrë duke i liruar këto hapësira të cilat janë shndërruar në një park atraktiv ku qytetarët lëvizin lirshëm, ndërsa është zgjeruar edhe rruga, duke ju mundësuar kështu mjeteve të komunikacionit qarkullim më të lehtë në atë pjesë të Kryeqytetit.
E, në postimin e fundit, Kryeinspektori Dushi nuk ka folur për punët e Drejtorisë që udhëheq, por për Qeverinë aktuale, duke thënë se “Qeveria nuk kishte në fokus zgjidhjen e problemeve të qytetarëve por arritjen e synimeve të veta partiake e ideologjike”.