Lajme

Florian Dushi në qendër të tubimit të Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë: Mbështetje e fuqishme për Përparim Ramën

Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, njëra ndër më të fuqishmet e më të organizuarat e partisë, ka mbajtur tubimin elektoral, ku u dëshmua mobilizim i madh dhe mbështetje e qartë për kandidatin për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në tubim morën pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati për një mandat të dytë, Përparim Rama.

MGID Paragrafi 2

Theks të veçantë në këtë ngjarje pati fjala e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, i cili vuri në pah rolin e Degës së Dytë në konsolidimin e mbështetjes për LDK-në dhe Ramën.

“Ky tubim dëshmoi përkushtimin dhe fuqinë mobilizuese të Degës së Dytë, e cila i dha mbështetje të plotë Përparim Ramës dhe LDK-së. LDK dhe kandidati i saj për kryetar janë përtej fjalëve të kota – kanë punë të bëra, vizion të qartë dhe projekte që presin katërvjeçarin e ardhshëm për ta transformuar kryeqytetin tonë të zemrës, Prishtinën”, tha Dushi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e Degës së Dytë për Asamblenë e Kryeqytetit, të cilët morën mbështetje të dukshme nga pjesëmarrësit, duke konfirmuar fuqinë organizative të kësaj strukture brenda LDK-së.

Tubimi i Degës së Dytë u pa si sinjal i qartë se kjo degë mbetet një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për LDK-në në Prishtinë, me Florian Dushin në ballë të mobilizimit politik për zgjedhjet e ardhshme.

Artikull i sponzorizuar