Është ndoshta përshkrimi më i saktë i mënyrës se si po qeveriset sot Kosova nga Kurti dhe falangat e tij.
Në vend që të ndërtohen e forcohen themelet e shtetit – Kushtetuta, institucionet dhe rendi demokratik – pushteti i sotëm rrënon ato pa asnjë hezitim, vetëm për të ngritur mbi rrënojat e tyre një pushtet tërësisht të kapur e kontrolluar në secilin segment të tij.
Kjo është pikërisht ajo që po bën Vetëvendosje: në vend të respektimit të rendit kushtetues dhe shtetëror, po prodhon vendime arbitrare, improvizime politike dhe veprime që e vendosin vullnetin e një lideri partiak mbi kushtetutën, ligjin dhe mbi shtetin.
Në këtë logjikë bolshevike, shteti nuk është vlerë që duhet ruajtur – por pengesë që duhet kapërcyer. Kushtetuta relativizohet, institucionet përdoren si vegla partiake, ndërsa propaganda shitet si reformë.
Aksidentin elektoral të turmave euforike të 28 dhjetorit, shteti i Kosovës po e paguan shtrenjtë!
Florian Dushi: ‘Prish shpi – marro hajat ‘
