Lajme

Florian Dushi shpallë kandidaturën për Deputet në Kuvendin e Kosovës: Ti hapim rrugë ndryshimit

Florian Dushi, i njohur për opinionin e gjerë, siç edhe epitetohet – zëri që përfaqëson vlerat dhe vizionin për një të ardhme më të mirë, i cili me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij është kandidati ideal për të sjellë ndryshim dhe progres në Kuvendin e Kosovës.

Dushi, ka vendosur të kandidojë për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ka numrin 34 në listën e LDK-së.

Ju kujtojmë që Florian Dushj për vite me radhë dha dhe vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e bashkëpunëtor besnik i ish- Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova dhe i Nekibe Kelmendit, derisa ishte në Ministrinë e Drejtësisë.

Kontribut, Dushi është duke dhënë edhe si Kryeinspektor i kryeqytetit, për çka qytetarët janë të kënaqur sidmos me lirimin e hapsirave publike të uzurpuara prej shumë vitesh.

“Përmes rrjeteve sociale, ai i ka ftuar qytetarët që me 9 shkurt të vitit të ardhshëm t’i hapin rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit .

Me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj të gjithë juve, kam vendosur të kandidoj për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit✅.

Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!”

https://www.facebook.com/florian.dushi/videos/569458395664802/