Lajme

Florian Dushi:Rama-njeriu që ka kthyer vizionin në realitet

Si nënkryetar dhe si drejtues i një prej drejtorive më sfiduese të këtij qyteti, kam parë nga afër se sa e vështirë është të qeverisësh me përgjegjësi, ndershmëri e përkushtim. Kam parë gjithashtu se sa e lehtë është të flasësh, por dhe sa e vështirë është të punosh çdo ditë për qytetin, për njerëzit, për ndryshimin e vërtetë, veçanërisht kur bllokohesh nga ata që do të duhej të të ofrojnë mbështetje.

Përparim Rama e ka bërë këtë.

Moneytizer Paragrafi 2

Përparim Rama nuk është vetëm kryetar i Prishtinës — është njeriu që e ka kthyer vizionin në realitet, idenë në projekt, dhe projektin në punë konkrete që secili prej nesh mund t’i shohë. Si udhëheqës i kryeqytetit, si profesionist, por mbi të gjitha si njeri, ai ka dëshmuar se udhëheqja nuk matet me fjalë, por me përkushtim e me vepra.

Prandaj, para ditës së zgjedhjeve, ju ftoj të gjithëve që të mos hezitojmë për asnjë moment. Të dielën, me vendosmëri dhe me krenari, t’ia japim votën Përparim Ramës — për Prishtinën që punon, që ndryshon, që frymon qytetari e fisnikëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Fitorja nesër nuk është thjeshtë fitore e një kandidati apo një subjekti politik — është fitore e gjithë Prishtinës, fitore e qytetit rrezaton liri e demokraci në gjithë Kosovën, është fitore e një qyteti që nuk nënshtrohet e as blihet për asnjë çmim.

Të dielën votojmë PËRPARIM RAMËN, për Prishtinën, për qytetin tonë të zemrës, për punën dhe për të ardhmen.




Të Ngjashme